Aurela Hoxha një nga modelet dhe blogeret më të ndjekura në Instagram, adhuron modën e shtrenjtë dhe kjo duket.
Së fundmi në paraqitjen e saj në emisionin “Shiko kush Luan” nën moderimin e Luana Vjollcës, ajo u shfaq me një pamje të thjeshtë por shumë të kuruar.
View this post on Instagram
Ishte llogaria në Instagram që merret me identifikimin e artikujve luksozë, @what.they.wearin, ajo që na prezantoi brendet dhe çmimet që blogerja kishte veshur në atë paraqitje, njofton Insajderi.
Korseti “Tequila Multicolored Corset” që ajo mban veshur është nga shtëpia e modës Vivienne Westwood kap shifrën e 2,875 eurove.
Në kyçin e dorës mbante edhe një orë Rolex, modeli “Day Date Diamond Bezel Ruby Black Dial President Watch”, që kushton plot 40.700 euro.
Përveç orës luksoze dhe korsetit të modës së lartë, modelja kishte edhe aksesore luksozë, si byzylykë, vathë dhe unaza nga Cartier dhe Van Cleef & Arpels të punuara me ar dhe diamante.
Të gjitha këto çuan bilancin e veshjes së saj në shifrën marramendëse, plot 199.115 euro! /Insajderi.com
View this post on Instagram