Rudina Dembacaj tani e martuar, i uron ditëlindjen ish-bashkëshortit

Rudina Dembacaj tani e martuar, i uron ditëlindjen ish-bashkëshortit

Dita e parë e vitit 2021, shënoi një datë shumë të rëndësishme për moderatoren dhe aktoren e njohur të humorit, Rudina Dembacaj. Ajo dhe i fejuari i saj, deputeti i Partisë Demokratike, Mark Frroka, kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.

Moderatorja ka një vajzë që quhet Victoria me ish-bashkëshortin e saj Aleksandër Varfaj. Çifti nisën procesin e divorcit në qershor të vitit 2019, pas 3 vjetësh martesë.

Rudina ruan raporte shumë të mira me ish-bashkëshortin e saj, dhe dyshja kanë pasur kontakte edhe në rrjete sociale pas divorcit. E gjithë kjo për të voglën e tyre Victoria.

Aleks festoi ditëlindjen dhe nga shumë urimet që mori nuk mungoi as i ish-bashkëshortes dhe nënës së vajzës së tij, Rudinës.

Ajo ndau një fotografi të tij me vajzën ku shkruan, “Gëzuar ditëlindjen babo”. /Insajderi.com