Rudina e vendos në siklet, Gent Fatali konfirmon lidhjen me motrën e Loredanës

Rudina e vendos në siklet, Gent Fatali konfirmon lidhjen me motrën e Loredanës

Prej disa muajsh është përfol se reperi Gent Fatali është në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafen. Lidhja e tyre u zbulua nga mediat e më pas  çifti nisën të postonin foto në rrjete sociale. Megjithatë kur pyetet në intervista Genti nuk e pranon lidhjen dhe e quan veten beqar.

Reperi ishte i ftuar tek “Rudina”, ku gjatë emisionit, moderatorja e pyet: Është i dashuruar Gent Fatali?”

“Ndoshta është i dashuruar”, u përgjigj Genti.

“Në media thuhet se je në lidhje me motrën e Loredana Zefi, Rozafën. Është e vërtetë që jeni në një lidhje me motrën e  Loredana Zefit, Rozafën. Është e vërtetë që jeni në një lidhje bahkë?”, e pyeti Rudina.

“Nuk është e vërtetë”, tha Genti pasi u mendua pak për përgjigjjen.

“Serioyisht e ke? Po ti the  jam I dashuruar, atëhere me Royafën je, mos i bie gjatë”, i tha Rudina ndërsa Genti u vendos në siklet, po nuk e mohoi.

I pyetur si duhet të jetë vajza idelae, reperi u përgjigj: “Duhet të jetë si Rozafa. E bukur, e qetë, e kuptueshme, më jep sport”, u përgjigj reperi.