Ryan Reynolds u dërgon mesazhe të rinjëve që po argëtohen nëpër klube të vendit të tij “Mos ma vrisni nënën”

Ryan Reynolds u dërgon mesazhe të rinjëve që po argëtohen nëpër klube të vendit të tij “Mos ma vrisni nënën”

John Horgan, politikan nga British Columbia, ka thirrur aktorin Ryan Reynolds për të ndikuar lidhur me seriozitetin e pandemisë Covid-19.

Ryan Reynolds postoi një audio mesazh argëtues por të rëndësishëm në faqen e Twitter-it të politikanit kanadez, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Sipas raportimeve, të rinjtë në British Columbia janë duke dalë dhe duke u argëtuar, pa aplikuar distancë sociale gjatë pandemisë, kështu që politikani ka tentuar të marrë vëmendjen e tyre përmes influencës së aktorit të famshëm.

Horgan tha të mërkuren se: “Ne kemi nevojë që të rinjtë të e kuptojnë se tash nuk është koha të shkojnë në ndeja të mëdha.”

Reynolds, i cili vjen nga Vancuver, ka lënë një mesazh zanorë të drejtuar të rinjëve.

“Nuk jam i sigurtë nëse kjo është ide e mirë. Unë nuk besoj që ata duan këshilla mjekësore, nga një tip si unë. Përpos nëse është fjala për kirurgjinë plastike; shumë mund të mos e dinë, por unë dikur isha Hugh Jackman.”

“Të rinjtë në B.C. janë duke u argëtuar, gjë që është e rrezikshme. Ata ndoshta nuk e dinë që mijëra njerëz jo vetëm që janë duke u sëmurur nga pandemia, por ata janë duke vdekur. Është e tmershme që kjo epidemi ka ardhur edhe në B.C., në vendin ku jetojnë shumë njerëz të vjetër dhe cool. Nëna ime nuk do të rrijë në apartmentin e saj gjatë gjithë ditës. Ajo dëshiron të shëtitet nëpër Kitsilano Beach, duke kërkuar për ndonjë djalë 30 e diçka vjeç, për të u bërë si Mrs. Robinson. Ajo është e pangopur, “ tha aktori, i cili me humorin e tij e krahasoi nënën e tij me personazhin e filmit ku një grua e vjetër ka një romancë me një djalë të ri.

“Shpresoj që të rinjtë në B.C. të mos ma vrasin nënën,” përfundoi ai duke u kthyer në seriozitet.

Reynolds e përfundoi mesazhin e tij me humor poashtu.

“Unë i dua ndejat. Gjëja ime e preferuar është të rri vetëm në dhomë dhe të shoh 32 sezonat e Gossip Girl me një gotë gjin,” tha ai./Insajderi.com