Para disa muajsh, në rrjete sociale u përfol për ndarjen e reperit S4MM nga bashkëshortja e tij, Filis Ismajli.
Ndarja erdhi pas tre muajsh martesë, ndërkohë që reperi nuk kishte reaguar në lidhje me lajmin.
Në një intervistë për emisionin “Prive”, ndër të tjerash ai foli edhe për ndarjen nga bashkëshortja. Ai pohon se lajmet janë të vërteta, ndonëse ligjërisht ata akoma janë burrë e grua.
Gjithashtu tha se ata mbajnë akoma kontakte dhe takohen kur të kenë mundësi, marrë parasysh edhe situatën pandemike.
“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, është shprehur reperi.
Gjithashtu, në kohën kur vërshuan lajmet se ata të dy ishin ndarë, reperi nga Tetova lansoi këngën “Tradhtare”. Shumë nga fansat spekuluan se i kushtohej bashkëshortes së tij, dhe se tradhtia ishte shkak për ndarje.
Në po të njëjtën intervistë ai mohoi spekulimet duke thënë se këtë këngë e kishte realizuar më parë dhe se në mesin e disa këngëve kjo ishte më e duhura për lansim asokohe. /Insajderi.com