Sa herë që sheh krahun e saj, Dua Lipa do ta kujtojë Kosovën

Sa herë që sheh krahun e saj, Dua Lipa do ta kujtojë Kosovën

Deri më tani. Dua Lipa ka 13 tatuzhe në trupin e saj, njofton Insajderi.

Në një intervistë për Refinery29, Lipa pati zbuluar se ajo nuk është penduar për asnjërën nga ato, meqenëse secila ka një kuptim të veçantë në jetën e saj.

Po gjatë kësaj interviste, Dua Lipa zbuloi se cila mbetet e preferuara ka 13 tatuazhet që ka në trup. Është njëra në krahun e saj ku shkruan, “Sunny Hill”, e që gjithnjë i kujton shtëpinë në Kosovë.

Sunny Hill apo Kodra e Diellit në Prishtinë, është lagjja ku prindërit e saj u rritën.

“Është lagja ku prindërit e mi u rritën në Kosovë”, shpjegoi ajo. “[Sunny Hill] u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ka një kuptim të veçantë për mua”.

Ashtu si kushdo me një koleksion të madh tatuazhesh, Lipa pranon se ndonjëherë harron që ka kaq shumë – përveç Sunny Hill. “Unë nuk mendoj për këtë, [tatuazhet e mia] thjesht janë bërë pjesë e imja”, thotë Lipa. “Por tatuazhi im Sunny Hill është gjithmonë i veçantë. Më kthen gjithnjë në shtëpi dhe më kujton arsyen pse bëj këtë që bëj.” /Insajderi.com

Dua Lipa Writing Elbow Tattoo | Steal Her Style