Sa kohë iu desh Alex-it t’i bënte super propozimin Jennifer-it

Sa kohë iu desh Alex-it t’i bënte super propozimin Jennifer-it

Në mars të këtij viti  ish-lojtari i bejsbollit  Alex Rodriguez,  i propozoi me unazë diamanti  këngëtares së famshme Jennifer Lopez. Propozimi i tij në Bahamas bëri bujë të madhe dhe u kthye në kryefjalën  e mediave, ndërsa fotot e çiftit bënë xhiron e rrjetit.

I ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, Alex ka rrëfyer detaje nga propozimi i famshëm, të cilin e kishte planifikuar prej 6 muajsh.

“Kam bërë prova tri ditë me radhë. Doja që perëndimi të ishte i përsosur. E planifikuam për rreth  gjashtë muaj. Ndodhi në plazh në Bahamas”, ka rrëfyer  ish-basketbollisti  gjatë emisioni.