Sa nostalgji! 20 vjet më vonë, JLo rikrijon një nga videoklipet e saj më të famshme

Sa nostalgji! 20 vjet më vonë, JLo rikrijon një nga videoklipet e saj më të famshme
Burimi i fotografisë: SS: Jennifer Lopez/Instagram

Ditë pasi ajo performoi në inaugurimin e Joe Biden, Jennifer Lopez nderoi edhe një moment kryesor në historinë amerikane: videoklipin e këngës “Love Don’t Cost A Thing”, njofton Insajderi.

Ndërsa shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj me kalimin e kohës, ndër to nuk janë edhe aftësitë artistike të këngëtares, kështu që për të shënuar 20 vjetorin e këngës ajo solli për ne një rikrijim të momentit më ikonik të videoklipit.

Në një klip të postuar në Instagram, këngëtarja 51-vjeçare shihej duke ecur në një plazh, duke hedhur syze dielli, pallto të bardhë dhe bizhuteri – ashtu si bëri 20 vjet më parë.

Më poshtë mund të shihni të plotë postimin e artistes së Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)