Sa romantik është Ramush Haradinaj na tregon Anita Muçaj

Sa romantik është Ramush Haradinaj na tregon Anita Muçaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita Muçaj, jashtë politikës mund të thuhet se janë një nga çiftet më të diskutuara në rrjete sociale.

Kjo edhe për faktin se Anita nxjerr tek ai anën romantike të një burri ushtarak e shtetas. Shpesh herë ai i dhuron lule e ajo edhe puthje në publik.

Së fundmi Anita ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku ka treguar 5 mënyra se si e përkëdhel Ramushi.  Sportive si gjithmonë ajo na zbuloi se cilat ishin këto 3 mënyra.

“E para thjesht më kap surratin dhe më puth, e dyta: “Kur jam duke ecur, më jep edhe ndonjë shpullë” (duke iu referuar të pasmeve), ndërsa e treta më thotë “Zemër, shpirt, këto të zakonshmet ”, tha ajo duke qeshur.

Anita është pyetur edhe rreth zënkës së fundit dhe mërisë më të gjatë me Ramushin, por refuzoi t’i përgjigjej pyetjes. /Insajderi.com

Lexo edhe: “Anita Haradinaj mohon raportimet se bashkëshorti i saj është fizikisht i dhunshëm”