Ai është një ndër këngëtarët më të suksesshëm shqiptar dhe para dy vjetëve mbushi 50 vjet karrierë muzikore.
Bëhet fjalë për Sabri Fejzullahun, i cili përgjatë këtyre viteve ka sjellë këngë të bukura të interpretuar me shumë emocione.
Këngëtari ka krijuar ndër vitesh edhe shumë miq dhe ndër të tjerash edhe personalitete të sferave të ndryshme të jetës.
Një prej tyre është edhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, të cilin e ka cilësuar si njeri të mençur e trim.
Kështu së paku ka shkruar në llogarinë personale në Instagram teksa ka vlerësuar tejet shumë ish-liderin e LDK-së.
“Presidenti im. Presidenti Historik i popullit shqiptarë që kurrë nuk do te vdes. Miku im i ditëve Studentore”, ka shkruar Fejzullahu në rrjetet sociale.
Ndryshe, Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 pasi humbi luftën me sëmundjen e rëndë të kancerit./ Insajderi.com