Sacha Baron Cohen është parë duke xhiruar karakterin e tij Borat në Los Angeles

Sacha Baron Cohen është parë duke xhiruar karakterin e tij Borat në Los Angeles

Aktori kontravers Sasha Baron Cohen është parë duke filmuar karakterin e tij Borat, në Long Beach California, këtë javë.

Ai ka rritur spekulimet mes fansave që mund të ishte duke bërë gati vazhdimin e filmit problematik Borat: Cultural Learnings Of America For Make Benefit Glorious Nation Of Kazakhstan, raporton Daily Mirror, shkruan Insajderi.

Në një video të ndarë në TikTok, nga një përdorues, aktori Sacha Baron Cohen është i veshur në kostumin ikonik dhe mustaqet e Boratit.

Aktori u pa duke vozitur një makinë me ngjyrë të verdhë të shpëlarë, me një ekip xhirimi që po voziste para tij./Insajderi.com