![Sali Berisha e fillon ditën me një fotografi të Kim Kardashianit](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/04/900800-730x440.png)
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ditën e heshtjes zgjedhore e ka filluar me ikonën e rrjeteve sociale, Kim Kardashian.
Berisha publikoi një fotografi të Kardashianit, me dy gishta – simbol që përdoret nga Partia Demokratike gjatë fushatave politike.
“Një mirëmëngjesi special nga diva e botës Kim Kardashian”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Por, ish-presidenti shqiptar ka ndryshuar qëndrim për Kardashianin.
Më parë gjatë një interviste televizive kishte thënë se “nuk i pëlqen Kardashiani”. /Insajderi.com
Nje miremengjes special nga diva e botes Kim Kardashian! sb
Posted by Sali Berisha on Friday, 23 April 2021