
Përbërësit për 2-3 persona:
2 gjokse pule
1 avokado
sallatë jeshile – disa gjethe
5-6 rrepa të kuqe
vaj ulliri, lëng limoni
pak qershi të thata ose rrush të thatë
Për marinimin e mishit
2 lugë lëng limoni
4 lugë lëng portokalli ose 3 lugë lëng limoni
2 lugë vaj ulliri
1 qepë e njomë bashkë me bishtat e prerë imët
kripë e piper sipas nevojës
Përgatitja:
1.Në një tas, përziejmë të gjithë përbërësit e marinimit. Shtojmë mishin e prerë në kubikë të vegjël, i përziejmë mirë me lugë, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë 2 orë në frigorifer.
2.Pas kësaj kohe, ndezim furrën në temperaturën 180° C dhe vëmë mishin, të cilin e kemi hedhur në tavë bashkë me lëngun. E pjekim për rreth 15/20 minuta. E lëmë mishin të ftohet plotësisht.
3.Në një tas, hedhim sallatën jeshile të grirë, rrepat në feta të holla, qershitë e thata dhe avokadon të prerë në copa. E spërkatim me kripë, vaj ulliri, lëng limoni dhe pak piper të bardhë, nëse ju pëlqen. Shtojmë fruta të freskëta sipas dëshirës. E konsumojmë menjëherë, pasi avokadoja nxihet shpejt.
SHËNIM: nëse dëshironi të kurseni kohë, pas marinimit, mishin mund ta skuqni në tigan me pak vaj derisa të marrë pak fare ngjyrë.