
Salma Hayek ka thënë se në fillim të karrierës së saj ajo ishte munduar shumë për të marrë vëmendjen e regjisorëve, mirëpo pas 32 vitesh në këtë industri, asaj janë duke i ofruar më shumë role se në moshën 20 vjeç.
“Unë gjithmonë jam dashur të mundohem, t’i gjej unë ata. Mirëpo zakonisht regjisorët nuk donin të më merrnin në filmat e tyre. Tania ta po më thërrasin të luaj në filma”, ka thënë ajo.
“Kjo gjë nuk ka shumë kuptim dhe është e çuditshme. Mirëpo gjëra të çuditshme ju ndodhin njerëzve të çuditshëm”, ka përfunduar ajo.
Në të kaluarën Salma ka luajtur në filma si Drunk Parents, Like A Boss dhe The Roads Not Taken. Ajo nisi karrierën e saj me telenovelën meksikane “Teresa” para se të zhvendoset në Los Angeles për të filluar karrierën në botën e filmit./Insajderi.com