Sami Lushtaku në dasmën e Kreshës

Sami Lushtaku në dasmën e Kreshës

Sami Lushtaku në dasmën e MC Kreshës.

Sonte reperi kosovar, Mc Kresha po i jep fund beqarisë.

Ai po kurorëzon dashurinë me Erzinën, një vajzë jo e njohur, por fakti që ata po martohen, flet për një dashuri të madhe mes çiftit.

Në dasmën modeste të tyre, po marrin pjesë familjarë e miq.

Një nga të ftuarit është edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

“I nderuar që sonte po marr pjesë në dasmën e familjes Fazliu nga Prekazi. Djali i kësaj familje, artisti i njohur Mc Kresha, sonte po kurorëzon dashurinë e tij me bukuroshën Erzina Shehu.

Qiftit të ri i dëshiroj shëndet, jetë të gjatë e të lumtur pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Lushtaku.