Ledri kishte disa javë që ishte kthyer në Prishtinë, ndërsa Sara dhe vogëlushja Poem Blu po qëndronin akoma në Gjermani, njofton Insajderi.
Çifti udhëtuan për shtetin evropian në muajin tetor, sa Sara ishe akoma shtatzënë, në mënyrë që të kryhej lindja atje.
Por, më në fund, gjyshërit Xheraldina dhe Agron Vula më në fund takuan mbesën e tyre të ëmbël dhe sigurisht duhet organizuar një festë e madhe.
Shtëpinë në Prishtinë, ata e dekoruan që nga hyrja në oborr me dhjetëra tullumbace dhe shumë arushë pelushi.
View this post on Instagram
Poem Blu gjithashtu takoi edhe stërgjyshin e saj Fahri. Fotoja e mëposhtme u nda në rrjete sociale nga miqtë e çiftit.
Nuk u dekorua vetëm ambienti i jashtëm, Poem Blu ka edhe një dhomë të saj në shtëpinë e gjyshërve e cila gjithashtu ishte dekoruar në çdo detaj dhe ishte vërshuar nga dhuratat. /Insajderi.com