Sara Hoxha është padyshim një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, sidomos pas lidhjes me reperin Ledri Vula. Së fundmi ajo ka zhvil" />

Sara Hoxha flet për takimin me ish të dashurat e Ledrit, Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin

Sara Hoxha flet për takimin me ish të dashurat e Ledrit, Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin

Sara Hoxha është padyshim një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, sidomos pas lidhjes me reperin Ledri Vula.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë në emisionin “Goca dhe Gra” ku ka treguar detaje mjaft interesante dhe nga jeta private.

E pyetur për takimin me artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me të cilën Ledri vite më parë ishte në një lidhje dashurie, Sara u shpreh se sado që ka marrë komente të mira për këtë aq edhe është kritikuar.

“Dua Lipa ishte shumë e mirë, e takova pak se vetëm pimë një kafe familjarisht, ato kishin qejf që të takonin Poin, fakti që Dua ka qenë ish e dashura e Ledrit dhe unë e takova dhe aq sa më kanë që kam bërë shumë mirë aq edhe më kanë thënë si mund ta bësh këtë, nuk e kuptoja sepse them shyqyr që ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër, ja jap dorën për këtë gjë, por unë vet nuk e vras mendjen për gjërat që kanë qenë para meje, ashtu si Ledri nuk do ta vras për gjërat që kanë qenë para tij”, ka thënë Sara.

Ndërkohë, të njëjtin mendim ajo ka edhe për këngëtaren tjetër shqiptare dhe ish-partneren tjetër të Ledrit, Dafina Zeqirin.

“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e takova Ledrin kur isha 25-26 vjeçe, ai e ka një të shkuar, edhe për Dafinën më shajnë si mund ta takosh atë dhe të rrish me të, mua më duket normale më pëlqejnë edhe Dua edhe Dafina janë njerëz të mirë, na ecën muhabeti, kjo tregon që unë jam rehat me veten time dhe nuk xhelozoj për ish të dashura të Ledrit”, u shpreh Sara.

Kujtojmë që në një intervistë të fundit, edhe Ledri ka treguar se Sara nuk e pengon në raportet e tij me kolege edhe atëherë kur ka të bëjë me ish-partneret e tij./Insajderi.com