Sara Hoxha, e dashura e reperit Ledri Vula, rrjetin e saj social në Instagram e përdorë edhe si tip blogu për të ndarë përditshmërinë e saj, njofton Insajderi.
Së fundmi ajo ka ndarë shumë detaje nga shtatzënia e saj, duke treguar momentin që i ka kumtuar Ledrit lajmin e mirë si dhe reagimin e gjyshërve të reperit kur kuptuan se do bëhen stërgjyshër.
Ndonëse ajo gëzon një numër të madh ndjekësish dashamirë ajo ka marrë edhe shumë komente, të tipit si ‘na lodhe’ e ‘kur do pjellësh’.
E agravuar me komentet negative kundrejt një gruaje që po pret fëmijën e saj të parë, ajo reagoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“O njerëz të dashur dhe të mirë… e kuptoj që jeni në ankth me shumë se unë për lindjen time, po s’kemi ç’të bëjmë do presim edhe pak”.
Duke mos kuptuar se për çfarë u lodhën njerëzit kur është ajo e cila është shtatzënë, Hoxha shkruan, “Por vetëm diçka nuk po e kuptoj, ju që më thoni ‘na lodhe, na lodhe’, pse po lodheni më shumë se unë? Apo më doni kaq shumë sa që doni të merrni nga lodhja ime?”
Në fund, ajo thotë se për të pjellë, pjellë lopa, po që gjithsesi, ajo falënderon të gjithë për dashurinë dhe kujdesin. /Insajderi.com