Që nga bërja publike e lidhjes me Ledri Vulën, Sara Hoxha është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale. Ajo përdor Instgramin si blogun e saj personal ku na prezanton me përditshmërinë e saj, lokacione dhe veshje të bukura.
Por tash e katër muaj ajo është bërë nënë për herë të parë, kur në jetë erdhi Poem Blu.
Shpesh publikon foto të ëmbla të vogëlushes ku nuk shkon pa u vërejtur edhe fiziku i mamit. Një nga ndjekësit e saj madje së fundmi e pyeti, “Si s’të ka ngelur fare barku?”
Ajo vendosi t’i përgjigjej me një video, duke thënë, “po ua tregoj realitetin që të mos besoni çdo gjë që shihni në Instagram”.
Më poshtë mund të ndiqni postimin e saj në Instagram./Insajderi.com