Sara Hoxhës i plasin ujërat – rrengu që i punoi Ledrit

Sara Hoxhës i plasin ujërat – rrengu që i punoi Ledrit

Pritjes së ëmbël për çiftin Sara Hoxha dhe Ledrit po i vjen fundi, ama para se vajza të vijë në jetë, Sara mendoi t’i punojë një rreng reperit.

Ajo merr telefonin e saj dhe e vendos në një vend që kapte një pjesë të kuzhinës, dhe u tregon ndjekësve se do ta gënjejë Ledrin kinse i plasën ujërat, dhe është koha për lindje, njofton Insajdderi.

Merr një gotë të madhe mbushur me ujë, e derdh në dysheme dhe në bluzën që kishte veshur, sepse gjithçka duhej të dukej shumë realiste.

Më pas thërret reperin i cili dëgjohet duke i thënë, “Jam në banjo”.

Nuk vonon shumë dhe ai vjen e gjen Sarën në kuzhinë duke qëndruar mbi një pellg uji, dhe pak sekonda u deshën që ai të kuptonte situatën.

Teksa pak i hutuar nga situata dhe momenti i befasishëm, ai fillon t’i thotë fjalë të ëmbla të dashurës dhe nuk e përmban aspak gëzimin, e ndërkohë Sara nuk mund të mbajë të qeshurën.

E momenti kur Ledri e kupton se ra pre e një rrengu, i premton Sarës se do ia kthejë, dhe atë shumë keq.

Ndiqni më poshtë videon e plotë që ka postuar Sara në llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)