Sara pendohet për ndarjen dhe i dërgon mesazh Atdheut

Sara pendohet për ndarjen dhe i dërgon mesazh Atdheut

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sara Malja si duket është penduar për ndarjen nga Atdheu.

Ditë më parë i ftuar në emisionin “Në Pranga”, Atdheu tregoi se ka qenë Sara ajo që është ndarë prej tij, dhe la të kuptohej se do e donte një rikthim.

Ai ka thënë së Sara nuk e la lënë as ai atë.

“Sara kishte thënë në një intervistë, dje a pardje e pashë, që s’ka shanse më me Atdheun.

Por jetës nuk i dihet i them Sarës. Sara më ka lënë, nuk e kam lënë unë atë. Kurrë mos thuaj kurrë”, tha Atdheu.

Pas deklaratës së tij, Sara ka postuar një video ku shfaqet me Atdheun në makinë dhe shkruan se i mungon ai.

“Më mungon”, shkruan Sara krah videos së vjetër nga koha kur ishin bashkë.

Kujtojmë që Sara dhe Atdheu kanë qenë bashkë pas daljes nga emisioni, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë./Insajderi.com