
Pas përjashtimit nga Për’puthen, Eri është shfaqur nën shoqërinë e Sarës, e cila nuk ishte e pranishme në Për’puthen Prime të dielën.
Vetë Sara ishte ajo e cila ka postuar në Instagram një video përkrah Erit, ndërkohë që i thotë të tregojë tatuazhet.
Ata të dy shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe kështu kanë lindur dyshimet nga publiku se mos ndoshta mes tyre po lind diçka.
Eri dhe Dori u përjashtuan nga emisioni pas një sherri të bërë.
Dy djemtë u kapën fillimisht me fjalë dhe jashtë studios situata degradoi deri në dhunë fizike, ndërsa pamjet u publikuan në emision të dielën. /Insajderi.com