Sarah tregon a ka folur ende me Beatrixën

Sarah tregon a ka folur ende me Beatrixën

Pas largimit të Beatrix, nga shtëpia e Big Brother, askush nuk ka pasur mundësi të kontaktojë me të për shkak të gjendjes emocionale të saj.

Për këtë fansat e saj e kanë pyetur edhe Sarën.

Sara ka hapur opsionin e pyetjeve në InstaStory, ku është përgjigjur në pyetjet e ndjekësve drejtuar asaj.

Një prej tyre e ka pyetur nëse ka pasur mundësi të kontaktojë me Beatrixën, pas daljes së saj nga shtëpia.

“Ke folur me Trixën?”, ka pyetur ndjekësi.

“Me Trixën personalisht jo, por kam shkëmbyer dy mesazhe me mamanë e saj për ta pyetur për gjendjen e Trixës”, është përgjigjur Sarah.