Se çfarë raporti ka Ana Lleshi me djalin e Arsim Abdulin na e tregon kjo video  

Se çfarë raporti ka Ana Lleshi me djalin e Arsim Abdulin na e tregon kjo video  

Në media është raportuar se ish-konkurrentja është në lidhje me Arsim Abdulin i cili ka pak ditë që është larguar nga formati.

E pyetur në “Top Albania Radio” për raportin e saj me Arsim Abdulin, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Në muajin shkurt, emisionit të dashurisë “Për’puthen”, iu bashku është Arsim Abduli. Ai ishte konkurrenti i parë shqiptar që vinte nga Maqedonia, i cili prej vitesh jeton në Zvicër, ku drejton edhe një biznes ne partneritet me mikun e tij.

Edhe pse, të dy ish-konkurrentët nuk ishin në emision në të njëjtën kohë, të dy duhet të jenë afruar me njëri tjetrin, teksa Ana u punësua në “Për’puthen”. Kjo marrëdhënie nuk zgjati për shumë meqenëse, është raportuar se Ana është pushuar nga puna.

Së të dy janë bashkë, e dëshmon edhe një fotografi e siguruar nga “Iconstyle.al” ku shihen të dy në një ambient publik në kryeqytet.

Duke ditur se Arsimi është baba i një djali me emrin Lion, shumë nga fasnat kanë qenë kureshtarë të dinë raportin e Anës me të dhe nëse ajo është takuar me vogëlushin.

Ndonëse nuk është e qartë nëse Ana ka pasur rast të takojë vogëlushin që jeton në Zvicër me të ëmën, ai e di fare mirë për të dhe madje i ka dërguar një video-mesazh ku i thotë se e do shumë.

“Lion, ti je dashuri dhe Ana të do shumë i bukuri im”, shkruan Ana duke ndarë me ndjekësit videon në Instagram. /Insajderi.com