Aktori që së shpejti do të bëhet prind me partneren e tij këngëtaren, Katy perri, ndau një lajm të hidhur me ndjekësit e tij në Instagram.
Pas një kërkimi shtatë-ditor, Orlando Bloom thotë se qeni i tij, Mighty, ka vdekur, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Aktori i “Piratët e Karaibeve” shprehu pikëllimin e tij për vdekjen e Mighty në një postim emocional në Instagram të mërkurën.
“Mighty është në botën tjetër tani”, shkroi ai, së bashku me një seri video dhe foto ku ai shfaqinjë tatuazh të emrit të qenit të tij në gjoks. “Pas 7 ditësh kërkimesh nga lindja e diellit deri në perëndimin e diellit, sot, dita e 7 ne gjetëm kollaren e tij”.
Ylli 43-vjeçar tha se kishte qarë “më shumë këtë javë sesa mendoja e mundur” që kur qeni raca labradoodle u zhduk nga shtëpia e tij në Montecito, California. /Insajderi.com