Së shpejti Ledri do të bëhet baba? Zbulohet e vërteta pas fotove me barkun e fryrë të të dashurës së tij

Së shpejti Ledri do të bëhet baba? Zbulohet e vërteta pas fotove me barkun e fryrë të të dashurës së tij

Edhe pse vazhdojnë të jenë mjaft të rezervuar për lidhjen e tyre, Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë kthyer shpejt në një nga çiftet më të pëlqyer të showbiz-it.

Së fundmi ata kanë pushuar në Maldives, nga ku Sara ka ndarë disa foto. Në njërën prej tyre ajo shfaqet me barkun e fryrë dhe fansat kanë aluduar menjëherë se ajo është shtatzënë.

MOS E HUMBISNI:
Reagimi i prishtinasve kur pyeten, “Hey a e din se frajerin e ki gay”

Dyshimet u forcuan më shumë kur Ledri publikoi një video teksa hidhej me parashutë dhe shkruajti:

Kur ajo të thotë që është shtatzënë dhe nuk është 1 prilli”. Por të gjithë këtyre fjalëve ka vendosur t’u japë fund vetë Sara.

Ajo ka publikuar një foto me barkun e fryrë dhe tregon se kjo ka ndodhur vetëm prej ushqimir. Pra, na duhet të presim akoma për të parë Ledrin si baba.