Së shpejti në Eurovision – Anxhela Peristeri nderon kulturën shqiptare para gjithë botës

Së shpejti në Eurovision – Anxhela Peristeri nderon kulturën shqiptare para gjithë botës

Më 23 dhjetor, Anxhela Peristeri triumfoi në edicionin e 59-të të “Festivalit të Këngës”, dhe si e tillë ajo të përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2021”, njofton Insajderi.

Kënga fituese mban titullin “Karma” dhe na prezanton një tingull që do të definohej si etno pop.

Ndërkaq, në llogarinë zyrtare të Eurovision-it në Instagram, janë publikuar një sërë fotografish të këngëtares në veshje të ndryshme kombëtare, si nderim dhe prezantim të kulturës shqiptare në sytë e të gjithë botës.

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo nderon shqiptaraët në të gjithë botën”, shkruhet, ndër të tjerash, në përshkrimin e postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Sa i përket këngës “Karma”, para një jave këngëtarja ka konfirmuar se do të ndryshohet përpara konkursit në Roterdam.

Nuk është e pazakontë që këngët shqiptare të ripërtërihet përpara konkursit – është diçka që është bërë rregullisht në vitet e fundit, shpesh duke parë një ndryshim në tekstet angleze. Sidoqoftë, Anxhela tashmë ka konfirmuar se kënga e saj do të këndohet në shqip në Eurovision.

Për momentin, nuk ka asnjë datë të konfirmuar për lansimin e këngës së modifikuar, megjithatë Anxhela ka thënë në Twitter se “kënga do të jetë zjarr”. /Insajderi.com