Elena Pici u emërua si Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri, pasuesja e Plarent Ndrecës.
Pas emërimit, portale të shumta në Shqipëri raportuan se Pici ishte modelja në videoklipin “Mirëmengjes” të Alban Skënderajt, i cili u publikua para 7 vjetësh, njofton Insajderi.
Lidhur me modelen Elena Pici, Skënderaj shkruan se gjatë 10 viteve që ajo mund të ketë studiuar dhe ta ketë merituar postin që i është besuar.
Ai madje thekson impaktin që titujt e portaleve kanë në imazhin edhe një personaliteti – si në rastin e Picit.
“Më ranë dhe mua në sy titujt e disa portaleve që përshkruajnë një vajzë të repesktuar, Elena Pici, e cila “nga kamariere në klipin tim ka arritur të marrë një post të rëndësishëm publik.” Është fakt që titujt e disa portaleve tashmë njerëzit i marrin gjithmonë e më pak serizoisht por për vetë fajin e tyre, pra të portaleve. Megjithatë në këtë rast është absurde do thoja dhe demotivuese për çdo kënd e sidomos të rinjtë, e përshkruar si diçka denigreuese. Ç’të keqe ka në parim të aktrosh në klip, 18 vjeç, në një rol kryesor dhe aq më tepër në një klip artistik, familjar, të një kënge të vlerësuar, dëgjuar dhe respektuar nga të gjitha moshat. Aktore e jo vetëm janë bërë kryeministra e presidentë në shtete shumë më të zhvilluar se ky i joni. Personi në fjalë, këto 10 vite distancë mund të ketë studiuar, punuar e sakrifikuar për t’u rritur në profesionin e tij! Unë nuk e njoh personalisht por patjetër që ka mbështetjen time, megjithatë më shumë akoma më shqetëson ky mentalitet në një vend ku ka halle shumë më thelbësore,”-shkruan këngëtari. /Insajderi.com