Lopez njihet për bukurinë e saj, si dhe figurën mahnitëse. Shumë yje të kalibrit të saj u drejtohen procedurave të kushtueshme kozmetike në mënyrë që të ruajnë pamjen e tyre rinore – por jo edhe Lopez.
Në një intervistë për PageSix Style, Lopez zbuloi: “Unë kurrë nuk kam bërë botoks deri më sot. Nuk jam ai person. S’kam asgjë kundër njerëzve që e bëjnë atë; thjesht nuk është çfarë më pëlqen mua. Anoj më shumë për një qasje natyrore ndaj kujdesit të lëkurës”.
Superylli madje pranoi se një i dashur i mëparshëm ishte përpjekur ta shtynte atë të provonte Botox, por që ajo kishte refuzuar, duke preferuar të ruante pamjen e saj më natyrale, shkruan Cheat Sheet, transmeton Insajderi.
Në fakt, Lopez deklaroi se në mënyrë që të mbajë lëkurën e saj të butë e të lëmuar, ajo i drejtohet një përbërësi të zakonshëm të kuzhinës – vajit të ullirit.
“Është një sekret që kam përdorur gjatë viteve, sepse me të vërtetë funksionon”, tha Lopez.
Ajo gjithashtu rekomandon përdorimin e rregullt të SPF në mënyrë që të shmangë efektet e ashpra të diellit. Të gjitha këto hile të kombinuara kanë ndihmuar që Lopez të duket pa moshë. /Insajderi.com