Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se seksi oral është duke krijuar një sëmundje të re të transmetueshme dhe mospërdorimi i kondomëve është duke ndihmuar që ajo të ketë përhapje më të madhe.
Kjo organizatë potencon se nëse dikush e merr këtë sëmundje të transmetueshme seksuale dhe paralajmëron se është bërë shumë më e vështirë të trajtohet, e në disa raste pothuajse e pamundur.
Rreth 78 milionë njerëz marrin çdo vit sëmundje të transmetueshme seksuale dhe kjo mund të çojë deri tek infertiliteti i njeriut, njofton BBC.
Organizata Botërore e Shëndetësisë analizoi të dhënat nga 77 vendeve në botë, rezultate të cilat tregojnë se kjo sëmundje ka krijuar rezistencë ndaj antibiotikëve.
Infeksioni i fytit
Sëmundjet e transmetueshme seksuale mund të infektojnë gjenitalet, zorrën e trashë dhe fytin.
Mungesa e përdorimit të kondomit mendohet se ndihmon që infeksioni të përhapet.
Sëmundja shkaktohet nga bateria e quajtur “Neisseria gonorrhea”. Infeksioni përhapet nga seksi i pambrojtur vaginal, oral dhe anal.
Simptomat mund të përfshijnë një mbetje të trashë jeshile ose të verdhë nga organet seksuale, dhimbje gjatë urinimit dhe gjakderdhje mes menstruacioneve.
Infeksioni i patrajtuar mund të çojë në infertilitet, sëmundje inflamatore të legenit dhe mund të transmetohet tek foshnja gjatë shtatzënisë.