Selena Gomez e di arsyen pse djemtë ngurojnë të dalin në takim me të

Selena Gomez e di arsyen pse djemtë ngurojnë të dalin në takim me të
Burimi i fotografisë: James Devaney - Getty Images

Selena Gomez po shijon beqarinë, gjë e mirë për të meqenëse pandemia ka vështirësuar edhe takimet romantike.

Por, momentin që ajo u pa në krahët e një burri tjetër – që është Aaron Dominguez, aktori që luan interesin e saj romantik në një film – të gjithë supozuan se ajo është në lidhje.

Selena-s nuk i pëlqeu e gjithë kjo vëmendje, dhe së fundmi ka folur hapur pse këto thashetheme janë problematike që ajo të zhvillojë një histori romantike më një person në jetën e saj.

Në një intervistë për “The Los Angeles Time”, ajo foli për thashethemet se është në lidhje me aktorin, njofton Insajderi.

“Ne sapo kishim filluar të punonim. Sinqerisht mendova me vete, se nuk është çudi se njerëzit nuk duan të dalin me mua”, tha ajo. “Mendoj se njerëzve u intereson kjo pjesë vetëm sepse jam e re, dhe me moshën do u interesojë më pak”.

“Tani për tani, kjo është një pjesë e punës sime që nuk më pëlqen. Jam mirënjohëse që nuk jam e përfshirë me dikë momentalisht”. /Insajderi.com