Historia e Selena Gomez dhe Justin Bieber ka përfunduar prej vitesh, por ende diskutohet për ta në faqet rozë. Së fundmi, 27-vjeçarja deklar" />

Selena Gomez flet për lidhjen me Justin Bieber dhe u çuditëm: Isha viktimë e abuzimeve, jam e lumtur që ka përfunduar…

Selena Gomez flet për lidhjen me Justin Bieber dhe u çuditëm: Isha viktimë e abuzimeve, jam e lumtur që ka përfunduar…

Historia e Selena Gomez dhe Justin Bieber ka përfunduar prej vitesh, por ende diskutohet për ta në faqet rozë. Së fundmi, 27-vjeçarja deklaroi se ishte viktimë e një abuzimi emocional në lidhjen me Justin. Në intervistën për NPR, ajo tha: “Unë ndihem sikur isha viktimë e abuzimeve të caktuara në lidhje”.

Kur u pyet nëse i referohet abuzimit seksual, Gomez e konfirmoi duke thënë: “Po, dhe mendoj se ishte diçka e tillë. Kishte nevojë të gjeja një mënyrë për ta kuptuar si një e rritur. Nuk dua të flas për pjesën tjetër të jetës në lidhje me këtë temë dhe jam shumë krenare që ndihem më e fortë se kurrë dhe kam gjetur mënyrën ta kaloj me mirësi këtë situatë.”

Sa i përket hitit të saj të fundit “Lose You to Love Me”, Selena konfirmoi se i dedikohej historisë së saj plot me bashkime e ndarje për një periudhë 7 vjeçare me Justin (2011-2018).

“Unë jam shumë krenare për atë këngë. Ndjeja se nuk mora një respekt në mbyllje të lidhjes dhe duhet ta pranoja, por e di se ka një mënyrë për të thënë disa gjëra që do doja ti thoja. Nuk është këngë urrejtjeje, është thjesht për të thënë diçka. Unë përjetova diçka të bukur dhe nuk do ta mohoj kurrë. Ishte e vështirë dhe jam e lumtur që ka përfunduar”, shtoi Selena.

Justin dhe Selena përjetuan lidhje e ndarje nga viti 2011 – 2018. Më pas, Selena vijoi një histori me The Weeknd, e cila ka marrë fund, ndërsa Justin nisi historinë me modelen Hailey, me të cilën po shijon jetën si çift i sapomartuar.

bien.jpg