Selena Gomez ishte në presion për t’u dukur më seksuale në videoklipe

Selena Gomez ishte në presion për t’u dukur më seksuale në videoklipe

Selena Gomez foli hapur në lidhje me karrierën e saj dhe përpjekjet në një intervistë për revistën Allure për numrin Best of Beauty. Gomez zbuloi se asaj ji kërkohej të ishte ‘më seksuale’ gjatë karrierës së saj muzikore, duke shpjeguar, “Unë thjesht bëra gjëra që nuk ishin vërtet unë”, njofton Insajderi.

Të tregohej më sensuale në videoklipet e saj, Gomez thotë se ishte tejet e sikletshme për të.

“Unë thjesht bëra gjëra që në të vërtetë nuk ishin unë,” shpjegoi Gomez, “Kisha presion që të dukesha më e rritur në albumin tim, Revival. Ndjeva se duhej të zhvishesha më shumë… Unë me të vërtetë nuk mendoj se isha ai person”.

Gomez kuptoi se nuk po tregohej e sinqertë më veten dhe vazhdoi për të treguar unin e saj autentik me fansat dhe, gjatë rrugës, ajo foli në lidhje me luftën e saj me shëndetin mendor. “Pas shumë vjetësh duke kaluar shumë gjëra të ndryshme, kuptova se isha bipolare,” vuri në dukje ajo. Duke zbuluar më shumë rreth kësaj diagnoze, ajo tha, se “e largoi frikën”. /Insajderi.com

Burimi: Cheat Sheet