Selena Gomez në lidhje romantike?

Selena Gomez në lidhje romantike?

Në rrjete sociale dhe media po raportohet se këngëtarja Selena Gomez  është në lidhje me basketbollistin e NBA, Jimmy Butler.

Spekulimet nisën, kur një burim pretendoi se pa dyshen duke darkuar bashkë, sipas gazetës “Miami Herald”, transmeton Insajderi.

Thashethemet bënë bujë edhe në rrjete sociale me përdorues që pretendonin se dyshja janë bashkë.

“Jimmy Butler dhe Selena Gomez një çift i çuditshëm. Burimi: thjesht më besoni”, shkroi një përdorues prej edhe nisën dhjetëra e qindra postime tjera.

Fansat filluan të besojnë se ata në të vërtetë janë bashkë, filluan hulumtimin për më shumë informacion e të tjerë që e ofronin atë informacion.

Një faqe thashethemesh në Instagram më emrin “Deuxmoi”, publikoi një bisedë chat ku dikush pretendon se Selena dhe Jimmy ishin parë bashkë në një restorant në New York.

“Dukej si një takim romantik”, shkruhej në një mesazh, para se të shtohej, “100% që ata ishin bashkë. Natyrisht që nuk mund të them se ishte një takim romantik, por ata ishin bashkë”.

E njëjta llogari në Instagram, më pas raportuan se Kaitlin Nowak me të cilën basketbollisti ka një djal njëvjeçar, nuk ndiqte më këngëtaren në Instagram.

Sidoqoftë, asnjë video ose fotografi nuk vendos dyshen bashkë, fansat janë të emocionuar me idenë e romancës së pretenduar duke e quajtur si ‘befasuese’. /Insajderi.com