
Këtë fundjavë, Selena Gomez hyri në llogarinë e saj në Instagram për të na prezantuar me ndryshimin që ka bërë, njofton Insajderi.
Ajo bëri një ndryshim total, duke u bërë bionde nga brune – një pamje kjo që karakterizon këngëtaren.
Sipas Cosmopolitan, në shkurt në një Instagram Live, Selena tha se po mendonte të rikthente flokët e saj bjondë, dikurse në vitin 2017. Dhe duket se ajo po priste që filmimi i serialit të saj të ri televiziv të përfundonte përpara se të ndryshonte.
View this post on Instagram
Ajo së fundmi ka punuar me Hulu në serialin e ardhshëm “Only Murders In the Building”. Në shfaqje, ajo luan një adhuruese të krimit të vërtetë që bashkohet me fqinjët e tjerë për të zgjidhur një vrasje në ndërtesën e tyre të banesës.
Sezoni pritet të dalë në treg gjatë këtij viti. /Insajderi.com