Selena Gomez nuk turpërohet të tregojë shenjën e mbetur nga operacioni i transplantit

Selena Gomez nuk turpërohet të tregojë shenjën e mbetur nga operacioni i transplantit

Selena Gomez ka pozuar për një foto ku tregon me vetëbesim dhe krenari shenjën e mbetur nga operacioni i transplantit të veshkës, që kishte ndodhur 3 vite më parë, ku ajo kishte marrë veshkën nga mikesha e saj më e mirë.

Këngëtarja dhe aktorja ka treguar në vitin 2017 që kishte ndërmarrë një operacion për tranplantimin e veshkës nga mikesha dhe aktorja Francia Raisa, për të cilën kishte pasur nevojë si rezultat i betejës së saj me lupus.

Në shënimin nën fotografinë që ajo postoi në Instagram, ku Gomez paraqitet me bikini të kaltërt, ajo tregon që në fillim e kishte shumë të vështirë të tregonte shenjën.

“Kur bëra operacionin, në fillim tentoja të fsheh shenjën. Nuk dëshiroja që të shihej në foto, prandaj vishja gjëra që e mbulonin. Tani më shumë se kurrë, ndihem e sigurtë në atë që jam dhe në gjërat që kam kaluar. Dhe jam krenare për këtë gjë”, ka thënë ajo.

Gomez ka rrëfyer për diagnozën me sëmundjen Lupus në vitin 2015, ku mes tjerash ka folur për problemet me ankth dhe depresion të cilat vinin si pasojë e sëmundjes./Insajderi.com