Ditën e djeshme, para publikimi të këngës së re në bashkëpunim me grupin e famshëm korean Blackpink, Selena Gomez bëri një gjest shumë të këndshëm. Ajo dërgoi kuti me akullore tek miqtë, bashkëpunëtorët dhe kolegët e saj, njofton Insajderi.
Ajo ka bërë të ditur se tashmë është partnerja më e re e Serendipity, që është e lidhur me restorantin e famshëm të qytetit të Nju Jorkut Serendipity3.
Selena në bashkëpunim me Serendipity krijoi edhe shijen e saj të akullores, që është biskota vanilje dhe krem.
Në mesin e disa njerëzve që pranuan një kuti akulloresh, ishte edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha.
Rexha ndau disa video në llogarinë e saj në Instagram teksa hap kutinë, dhe nuk përmban dot entuziazmin dhe natyrisht që nuk harroi të falënderojë, miken e saj. /Insajderi.com