Selena ndryshon pamjen, duket kaq e bukur

Selena ndryshon pamjen, duket kaq e bukur

Këngëtarja me famë botërore Selena Gomez së fundmi ka vendosur të ndryshojë krejtësisht look-un.

Këngëtarja ka prerë balluket dhe ka treguar modelin e ri të flokëve teksa është fotografuar në Londër të mërkurën në mbrëmje!

Selena ishte e veshur thjesht me tuta komode dhe një bluzë me kapuç, ndërkohë që flokët i kishte kapur për të ekspozuar balluket e saj.

Vetëm pak kohë më parë ajo ekspozoi një prerje bob të flokëve në ceremoninë e AMA-s, por me sa duket viti për Selenën duk do të mbyllet me këtë look.