Sellma na prezanton për herë të parë me bashkëshorten bukuroshe të Gold AG

Sellma na prezanton për herë të parë me bashkëshorten bukuroshe të Gold AG

Në mars të këtij viti, krejt papritur Gold AG ndau lajmin me ndjekësit e tij në Instagram se ai nuk është më një burrë beqar.

Fotoja ku shihen dy duar me unazat e martesës tek formojnë simbolin kombëtar shqiponjën, u nda me 9 mars të këtij vitit, por reperi kishte kurorëzuar dashurinë e tij, me 5 mars.

View this post on Instagram

❤️❤️ 05.03.20 💎💎

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Artisti nuk kishte bërë të ditur se kush ishte vajza që ka marrë zemrën e reperit – në një intervistë ai pati theksuar se është zgjedhje e saj të qëndrojë jashtë vëmendjes së publikut.

Më vonë u mësua se emri i bashkëshortes së Gold Ag është Ermira Shkodra, e cila ka marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj.

Në festën e Bajramit, Gold AG prapë kishte ndarë një foto krah bashkëshortes së tij për t’i uruar ndjekësit – mirëpo as ky imazh nuk i dha ndjekësve të tij një portret të plotë të nuses.

View this post on Instagram

URIME PREJ NEVE ❤️

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Por, ishte Sellma ajo që u prezantoi të gjithëve zonjën Agushi. Ajo vizitoi qendrën e saj estetike për të bërë grimin ku shihej edhe me vello të bardhë. Më vonë Gold AG ndau një foto nda qendra estetike ku shihej Sellma dhe fotografi Norik Uka.

Si duket, Ermira po realizon një set fotografik si nuse. /Insajderi.com