Senzacioni i Met Gala-s

Senzacioni i Met Gala-s

Pavarësisht se preu flokët për rolin e saj, Cara Delevingne e bën më të mrekullueshme pamjen për jashtë ekranit.

Supermodelja 24-vjeçare kishte bërë një ndryshim drastik në Met Gala, duke tërhequr mjaft vëmendje. Për të kombinuar më së miri veshjen e saj, një kostum ngjyrë argjendi, Cara kishte lyer kokën e saj qerose me bojë argjendi.

Bukuroshja e bëri kokën zero javën e kaluar për rolin e saj në filmin e ardhshëm Life in a Year, ku luan rolin e një gruaje që është duke vdekur.

Një stil të till të flokëve gjatë kësaj mbrëmje kishte edhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova Rita Ora.

Ajo kishte veshur një fustan të kuq.