Serbët bëjnë propagandë në veri për të mos i regjistruar veturat me targat RKS

Serbët bëjnë propagandë në veri për të mos i regjistruar veturat me targat RKS

Në mbrëmjen e së martës, në automjetet e qytetarëve në veri të Mitrovicës janë vendosur letra me mbishkrimin “regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM” etj.

Kështu duke i paralajmëruar qytetarët që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës.

Mbishkrimet janë të shkruara në alfabetin cirilik.
Shqip.com ju sjell pamje nga veriu i vendit.

Theksojmë se Qeveria e Kosovës më 29 qershor ka marrë vendim të mundësojë regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga Serbia.

Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022.

Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022./Shqip.com