Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Albana Azizi, ka irrituar publikun dhe mediet serbe me video-klipin e saj të xhiruar në Kishën e Shën Nikollës në Novobërdë.
Serbët janë irrituar me veshjen e këngëtares e të cilën e kanë përshkruar si “cullak” dhe që damkoste shenjtërinë e Kishës Ortodokse serbe, pasi që ishte ekspozuar në ambientet e saj.
Mediat serbe pretendojnë se Azizi një gjë të tillë e kishte bërë pa lejen e Kishës Ortodokse Serbe duke përmendur faktin që Novobërda përbëhet nga shumica serbe.
“Autoritetet shqiptare në Kosovë kanë filluar punën për rindërtimin e kompleksit të Kishës me para të ndara nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Kur përfunduan këto punime, ata pretenduar se kisha nuk ishte ortodokse por katolike duke dashur ta përvetësonin,” – shkruan Telegraf.rs.
Më tej, mediat serbe pretendojnë që Azizi përveç që nuk kishte kërkuar leje, e bëri një gjë të tillë para syve të serbëve lokalë që jetojnë në Novobërdë. Madje, ata kanë sulmuar edhe RTK-në që e kishte transmetuar këtë video.
Një gjë të ngjashme e kishte bërë sipas tyre edhe Era Istrefi, e cila kishte bërë video-klip në Kishin Ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës.Një e afërme e znj.Azizi ka bërë të ditur se komentet në YouTube te kënga në fjalë janë fshirë pasi ajo ishte kërcënuar se do të masakrohej nga serbët e prekur prej veprimit të saj