Dexter, drama kriminale televizive në SHBA që u shfaq tetë vjet më parë, do të rikthehet.
Ylli Michael C Hall do të përsërisë rolin e tij titullar për një seri të re të kufizuar me 10 episoda, ka konfirmuar rrjeti Showtime.
49-vjeçari luan një analist të kriminalistikës, i cili është si një vrasës serial vigjilent.
Seriali i dha atij një çmim Golden Globe dhe si dhe pesë nominime për Emmy.
Presidenti i Showtime Entertainment Gary Levine i tha Hollywood Reporter se ata nuk e morën lehtësisht vendimin për të rikthyer programin, bazuar në romanin e Jeff Lindsay 2004, Dreaming Dexter.
“Ne do të rishikonim këtë karakter unik vetëm nëse do të gjenim një ide krijuese që ishte vërtet e denjë për serialin e shkëlqyer dhe origjinal,” tha ai.
“Epo, unë jam i lumtur të raportoj se [producenti ekzekutiv] Clyde Phillips dhe Michael C Hall e kanë gjetur atë, dhe mezi presim ta xhirojmë dhe t’ia tregojmë botës”./Insajderi.com
BBC News