
Gigi Hadid bëri ndryshimin e saj më të madh deri më tash: la flokët biond për të kuq, njofton Insajderi.
Modelja zbuloi pamjen e saj të re me një postim në llogarinë e saj në Instagram. Ajo zbuloi se ndryshimi u bë pak para shfaqjes së Versace, dhe u bë në javën e fundit të muajit shkurt.
Ajo ndau një video për të zbuluar rezultatin final të flokëve të saj të kuq. Pas disa postimesh ajo shkruan, “Kjo i dedikohet kujtdo që është përgjegjës për “The Queen’s Gambit”, duke lënë të kuptohet se ndryshimi ishte frymëzuar nga protagonistja e serialit shumë të suksesshëm. /Insajderi.com