Sërish komentohen fustanet e nusërisë së dukeshave të mbretërisë britanike

Sërish komentohen fustanet e nusërisë së dukeshave të mbretërisë britanike

Dy dukeshat më të famshme në botë të mbretërisë britanike, shpeshherë i shohim kryetituj. Së fundmi, ishte një intervistë e vjetër e këngëtares, Katy Perry, ajo që ri-aktualizoi fustanet e bardha të nusërisë, që këto dukesha kishin veshur.

Kate Middleton u martua me princin William në prill të vitit 2011, ndërkaq Meghan Markle u martua me princin më të ri Harry-n në maj të 2018-s, njofton Insajderi.

Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, dha mendimet e saj më të sinqerta për stilin e Meghan për martesën e saj mbretërore.

“Do të kisha bërë edhe një provë. Unë gjithnjë bëj edhe një provë, për të thënë të vërtetën! Vetëm edhe një provë të duhej, por unë të dua”, tha Katy.

Ajo gjithashtu krahasoi veshjen e Meghan me atë të Kate Middleton nga dasma e saj.

“Kate, Kate, Kate fitoi. Kate fitoi!” tha Katy.

Ajo vazhdoi duke lavdëruar dukeshën e Sussex për idealet dhe besimet e saj dhe se si u shërben të tjerëve dhe mbetet e përulur.

“Jam shumë e lumtur për të, është e mahnitshme se çfarë po bën me gjithë këtë, përpjekjen e saj humanitare. E dini, fakti që ajo është një feministe krenare, e adhuroj. Si një grua unë e mbështesë atë, dhe u uroj të dyve më të mirën”, kishte thënë Katy. /Insajderi.com

Burimi: The News