Humoristi, Sevdai Radogoshi i njohur si Qumili, ka thënë se njerëz si bashkëpunëtori i tij, thashmë i ndjeri Rasim Thaçi-Cima, lindin çdo 100 vjet dhe janë të rrallë, përcjell Insajderi.
Ai është shprehur se Cima ka qenë njeri me vlera të larta, duke shtuar se vepra e tij do të jetojë gjatë.
Radogoshi pas homazheve para Teatrit Kombëtar, u ka shprehur ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe gjithë popullit shqiptar, siç ka thënë ai, për këtë humbje të madhe.
“…ai nuk ka vdekur. Kush ka ndejt me Cimën e ka njohur atë njeri”
“…këta njerëz lindi çdo 100 vjet”.
Ikona e humorit, Rasim Thaçi – Cima, ka vdekur të premten, pasi ishte i infektuar me COVID-19./Insajderi.com