Sharon Stone i kanë ardhur në majë të hundës takimet romantike

Sharon Stone i kanë ardhur në majë të hundës takimet romantike

Aktorja e njohur, Sharon Stone ka zbuluar se takimet romantike i kanë ardhur në maje të hundës, e në vend të kësaj ajo preferon të kalojë kohën me familjen dhe miqtë, njofton Insajderi.

Duke folur në “The Drew Barrymore Show”, aktorja 62-vjeçare, dy herë e divorcuar, ajo tha se takimet romantike nuk i duken të sinqerta dhe nuk ia vlejnë kohën e saj.

“Kam hequr dorë nga takimet romantike. Më kanë ardhur në maje të hundës”, i tha ajo Barrymore-t.

Stone tha se tani preferon të kalojë kohën e vetme, me miqtë ose me tre djemtë e saj.

“Nuk dua gënjeshtra, tullumbace dhe lojëra”, tha Stone, duke shtuar edhe se “asaj nuk i duhet edhe një fëmijë”.

“Mendoj që kur bëhet fjalë për maturitet emocional në një lidhje, gratë dhe burrat janë dukshëm në pika të ndryshme”.

Në 1984, Stone u martua me producentin Michael Greenburg. Dyshja u ndanë tre vjet më vonë.

Stone vazhdoi të martohej me gazetarin amerikan Phil Bronstein në vitin 1998. Çifti u divorcua në vitin 2004. /Insajderi.com

Burimi: CNN