
Sharon Stone thotë se një kirurg plastik i vendosi implante më të mëdha gjoksi pa lejen e saj, duke i thënë “që do dukeshin më bukur” me trupin e saj. Këtë e rrëfeu në librin e saj të ri, njofton Insajderi.
Sipas revistës PEOPLE, aktorja shpjegon në librin e saj të ri “The Beauty of Living Twice”, që ajo iu nënshtrua një ndërhyrje për ri-konstruktimin e gjoksit pasi iu desh të largonte disa tumore beninje që ishin “gjigantë, më të mëdha se gjoksi i saj”, në vitin 2011.
Por kur ajo u zgjua nga operimi ri-konstruktues, ajo kuptoi që kirurgu i zmadhoi gjoksin me implante.
“Kur hoqa fashat, zbulova se kisha gjoks të madh të plotë, dhe më tha se do të shkonin më mirë me madhësinë e ijëve të mia”, tha ajo. “Ai ndryshoi trupin tim pa dijeninë dhe lejen time”.
Kirurgu gjithashtu i kishte thënë se ajo do dukej më bukur me gjoks më të madh e më të mirë. /Insajderi.com