
Sharon Stone ka folur hapur në lidhje me betejën e saj të kujdestarisë mbi djalin Roan pas divorcit me gazetarin Phil Bronstein në vitin 2004.
Aktorja e “Basic Instinct”, tani 63 vjeçare, humbi apelin e saj për të pasur kujdestarinë kryesore të djalit të saj Roan, atëherë 8 vjeçar, në 2008, katër vjet pas ndarjes së saj nga Bronstein.
Dokumentet e gjykatës të qarkulluara në atë kohë zbuluan se Stone dëshironte të injektonte Botox në këmbët e djalit të saj që ato të mos kundërmonin, dhe gjykatësi thuhet se tha se ‘reagimet e tepërta’ të Stone ndaj çështjeve mjekësore ishin një ‘problem’ i dhimbshëm për fëmijën, njoftoi Hello Magazine. /Insajderi.com