Sharon Stone kujton momentin gati fatal kur u godit nga rrufeja

Sharon Stone kujton momentin gati fatal kur u godit nga rrufeja

Të mërkurën, e nominuara për Oskar, 62 vjeç, u shfaq në podkastin “Films to be Buried With”, duke kujtuar një përvojë gati fatale që ajo kishte kur u godit nga rrufeja. Stone e përshkroi fenomenin si “me të vërtetë të fortë” dhe kryesisht të papërshkrueshëm, njofton Insajderi.

“Unë isha në shtëpi, ne kishim pusin tonë dhe unë po mbushja kovën e hekurt me ujë, dhe kisha njërën dorë në rubinet dhe njërën anë në hekur dhe pusi u godit nga rrufeja”, tha ajo. “Rrufeja doli përmes ujit.”

“Më kapi dhe më hodhi nëpër kuzhinë ku godita frigoriferin dhe isha e tmerruar”, vazhdoi ajo.

Aktorja, e cila u rrit në Pensilvani, nuk specifikoi sa vjeç ishte në atë kohë, por më tej i përshkroi momentet tronditëse si në një “gjendje të ndryshuar” me gjithçka ishte “e ndritshme.”

“[Nëna ime] më hodhi në makinë dhe më çoi në spital dhe EKG po tregonte shumë elektricitet në trupin tim”, u kujtua Stone. “Më duhej të bëja EKG çdo ditë për rreth 10 ditë. Ishte një çmenduri”.

Goditja nga rrufeja nuk ishte fatkeqësia e vetme e aktores. Jo vetëm që aktorja pësoi një sulm në kokë të rrezikshëm në vitin 2001, por ajo gjithashtu mbijetoi nga një prerje gati-fatale në qafë në moshën 14 vjeçare.

Burimi: Vulture.com